Zhduket 33-vjeçari në Pogradec, të afërmit kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Një 33-vjeçar nga fshati Rrëmenjë i Pogradecit ëhstë zhdukur prej dy ditësh. Ka qenë e afërmja e tij e cila ka denocuar në polici zhdukjen e 33-vjeçarit.
Pas marrjes së denoncimit policia ka nisur kërkimet për gjetjen e N.Sh 33 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi:
Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja B. K., 56 vjece, banuese në fshatin Rrëmenj, e cila ka kallëzuar se më datë 13.11.2024, është larguar nga banesa, nipi i saj, shtetasi N. Sh., 33 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#Zhduket #33vjeçari #në #Pogradec #të #afërmit #kërkojnë #ndihmë #për #gjetjen #tij
Java News