Aktualitet
Arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër, e mitura: Kreu marrëdhënie me mua me dhunë, më pëndiqte

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka përdhunuar të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç.
Policia bën me dije se i dyshuari me iniciale Xh.Ç akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Rasti është bërë i ditur në polici pas kallëzimit të një 14 vjeçareje.
Ajo tha se 32-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
#Arrestohet #32vjeçari #në #Gjirokastër #mitura #Kreu #marrëdhënie #mua #dhunë #më #pëndiqte
Java News