Aktualitet
Sulmet ruse vrasin gjashtë persona në jug të Ukrainës

Sulmet ajrore ruse vranë të paktën gjashtë persona gjatë natës, plagosën 21 të tjerë, duke përfshirë pesë fëmijë, dhe u dogjën disa ndërtesa në jug të Ukrainës, thanë të hënën guvernatorët rajonalë.
Pesë persona u vranë në rajonin e Mykolaivit dhe një tjetër u vra në rajonin Zaporizhzhia, ku u shkatërrua një ndërtesë banimi, thanë guvernatorët e rajoneve në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Në mesin e të plagosurve në Zaporizhzhia ishin pesë fëmijë nga mosha 4 deri në 17 vjeç.
#Sulmet #ruse #vrasin #gjashtë #persona #në #jug #të #Ukrainës
gazetablic.com