Sport

Vendi i parë dhe 20 gola të shënuara në 6 ndeshjet e fundit, Gasperini ka ndërtuar një “makineri të frikshme” te Atalanta –

Gasperini ka ndërtuar një “makineri të frikshme” te Atalanta. Kjo skuadër ka disa vite që mban nivele të larta në futbollin italian dhe atë europian. Madje në sezonin e shkuar, arriti që të fitonte Europa League kundër Leverkusen. Në këtë sezon, ecuria e skuadrës së Gasperinit është brilante.

Për momentin Atalanta ndodhet në vendin e parë me pikë të barabarta me Napolin. Gjithashtu ecuria e saj në Champions League është shumë e mirë, ku kualifikimi nga faza e grupeve duket i sigurt.
Ajo që shton më shumë vlerat dhe pritshmëritë te kjo skuadër është padyshim sulmi i fortë, pa harruar edhe mbrojtjen.

Por pjesa ofensive vihet re lehtësisht pasi në 6 ndeshjet e fundit Atalanta ka shënuar 20 gola. Një krenari e madhe për shqiptarit pasi në këtë skuadër ndodhet si zëvendës kapiten edhe lojtari i Kombëtares tonë, Berat Gjimshiti, i cili për fat të keq u dëmtua në ndeshjen e sotme kundër Udinezes dhe sipas të gjitha gjasave e ka humbur Kombëtaren për ndeshjet e nëntorit. /Sport Ekspres/

 

 

#Vendi #parë #dhe #gola #të #shënuara #në #ndeshjet #fundit #Gasperini #ndërtuar #një #makineri #të #frikshme #Atalanta
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button