Aktualitet

“Antikorrupsioni”, Xhafaj: Ndërpresim punën e komisionit para zgjedhjeve! Nuk duam të jetë pjesë e konfliktit elektoral

Fatmir Xhafaj zbulon se punimet e Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit që ai drejton, do të ndërpriten para zgjedhjeve që të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral.

“Do ta ndërpresim deri në fazën e dytë. Do të lëmë kohën e nevojshme të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral” tha Xhafaj duke shtuar se komisioni mund të vijojë dhe në dy legjislatura.

Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste për Report Tv. Më tej Xhafaj mohoi ndërhyrjen në Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se shtyllat e saj janë të panegociueshme.

“Ne sot kemi reformuar sistemin e drejtësisë duam që pjesët e tjera që kanë lidhje me strukturat parlamentare dhe ekzekutive të sillen në të njëjtin nivel dhe standarde me atë të drejtësisë. Reformën në drejtësi kemi detyrë ta shtrijmë në dy pushtetet e tjera tek ekzekutivi dhe legjislativi. Jemi fokusurar te mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe cështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, deklaroi Xhafaj.

#Antikorrupsioni #Xhafaj #Ndërpresim #punën #komisionit #para #zgjedhjeve #Nuk #duam #të #jetë #pjesë #konfliktit #elektoral
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button