Aktualitet

Vota e diasporës, reagon MB: Lehtësi për pajisjen me mjete identifikimi të shqiptarëve në Greqi

Ministria e Brendshme do të asistojë diasporën shqiptare në Greqi për të mbështetur procesin zgjedhor 2025, kur për herë të parë votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit.

Ministria e Brendshme konfirmoi se në datat 12-13 nëntor përfaqësues të shoqërisë “IdentiTek”, që siguron shërbimet e identifikimit biometrik, do të vizitojnë ambasadën shqiptare në Athinë.

Kjo vizitë synon rritjen e kapaciteteve operacionale dhe lehtësimin e procesit të aplikimit të shtetasve shqiptarë për mjete identifikimi.

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve shqiptarë jashtë vendit që të sigurohen që dokumentet e identifikimit të jenë të vlefshme për votim.

/a.r

#Vota #diasporës #reagon #Lehtësi #për #pajisjen #mjete #identifikimi #të #shqiptarëve #në #Greqi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button