Aktualitet
Policia kërkon ndihmë në kapjen e një personi të dyshuar për zjarrvënie

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi të dyshuar për zjarrvënie.
Policia ka ndarë dhe foton e të dyshuarit, për të qenë më i lhetë kapja dhe arrestimi i tij.
“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. Personi i dyshuar Idriz Tashevci kërkohet për veprën zjarrvënie”, thuhet në njoftimin e policisë.
#Policia #kërkon #ndihmë #në #kapjen #një #personi #të #dyshuar #për #zjarrvënie
gazetablic.com