“Ekonomia u rrit me 4%”,Sejko njofton uljen e normës bazë të interesit për lekun: Presim rritje të qëndrueshme të financave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur gjatë gjysmës së parë të vitit me 4 përqind.
Ai tha se inflacioni gjithashtu është ulur me 2 përqind, për shkak të forcimit të lekut.
Sipas Sejkos, pritet rritje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e financave.
“Ekonomia u rrit me 4 përqind gjatë pjesës së parë të vitit. Inflacioni ra me 2 përqind për shkak të forcimit të lekut. Presim rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ekonomisë.
Këshilli i Mbikëqyrjes uli me 0.25 përqind normën e interesit për lekun. Ne do përpiqemi të ruajmë stabilitetin e çmimeve në treg”, deklaroi Sejko.
#Ekonomia #rrit #4Sejko #njofton #uljen #normës #bazë #të #interesit #për #lekun #Presim #rritje #të #qëndrueshme #të #financave
JavaNews