Aktualitet
Borxhlinjtë në Tatime, në harkun janar-maj listës iu shtuan gati 3,600 biznese

Në përpjekje për të ulur shpenzimet, disa biznese që kryesisht aktivitetin e tyre e kanë të lidhur me eksportet po eksplorojnë forma të reja për t’iu shmangur detyrimeve tatimore. Vetëm pak ditë më parë Administrata Tatimore zbuloi një skemë ku shoqëri, që operojnë në sektorin fason, hapin dhe mbyllin NIPT-e, transferojnë aktivitetin nga një emër në tjetrin me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe mospagesën e sigurimeve shoqërore ndaj punëmarrësve.
#Borxhlinjtë #në #Tatime #në #harkun #janarmaj #listës #shtuan #gati #biznese