VIDEO/ Meritonte Topin e Artë? Viniciusi bëhet qesharak me simulimin në zonë –

Viniciusi ka qenë tema e diskutimit këtë javë. Braziliani humbi garën me Rodrin për Topin e Artë dhe bojkotoi ceremoninë e zhvilluar në Paris. Debate të forta janë zhvilluar në opinionin sportiv për këtë çështje, duke ngritur pikëpyetje në integritetin e organizatorëve të Topit të Artë.
Por a meritonte vërtetë Vinicusi këtë çmim? “Fair-play” në fushë ishte një nga kriteret për fitimin e Topit të Artë dhe sjella e tij në fushë mbrëmjen e sotme kundër Milanit lë për të dëshiruar. Sulmuesi i Realit të Madridit është bërë qesharak me simulimin e tij në zonë në pjesën e parë të lojës. Portieri i Milanit kontrolloi topin me duar në zonë dhe nisi menjëherë aksionin për skuadrën. Në çastin që Menjo vendosi këmbën e tij pas për të shkëlmuar topin, Viniciusi, i cili gjendej pas shpinës së tij, u rrëzua përtokë dhe simuloi një dëmtim. Një aktrim që po bën xhiron e rrjetit./Sport Ekspres/
#VIDEO #Meritonte #Topin #Artë #Viniciusi #bëhet #qesharak #simulimin #në #zonë
SportExpress