Aktualitet

“Duhet të pozicionoheni me dikë”, Hill “provokon” Serbinë: Është mirë të keni aleatë, futuni në NATO

Serbia duhet të anëtarësohet në NATO. Është ky mendimi i Ambasadorit Amerikan në Beograd, Christofer Hill.

Gjatë një interviste për mediat serbe, diplomati i lartë amerikan theksoi se vendimi për anëtarësim në NATO duhet të merret nga Serbia, por sipas tij, “perëndimi do të donte që Serbia të jetë jo vetëm mik dhe partneri ynë, siç është tashmë, por edhe anëtare e Aleancës Veri-Atlantike”, raporton A2.

“Ju siguroj se do të ishim shumë të interesuar për këtë”, tha Hill. I pyetur se çfarë përfitimesh do të kishte Serbia nga anëtarësimi në NATO, ai u përgjigj se “çështja kryesore është mbrojtja pasi është shumë e vështirë të luftosh në mënyrë të pavarur”.

“Është mirë të kesh miq, të kesh aleatë. Do të ishte e rëndësishme që Serbia të kishte aleatë, që në thelb do të nënkuptonte se asnjë vend nuk do të dëshironte të sulmonte Serbinë, sepse do të kishte aleatë të NATO-s”, përfundoi Ambasaodri Amerikan në Serbi.

/a.r

#Duhet #të #pozicionoheni #dikë #Hill #provokon #Serbinë #Është #mirë #të #keni #aleatë #futuni #në #NATO
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button