Shehi thirrje deputetëve të PD: Hajdeni në parlament, mos mbroni ata që kanë hallin e vet
Debate në studion e News24 për situatën politike, mosbindjen civile, lëvizjet e opozitës si dhe uljen në parlament me maxhorancën. Gazetari Ardit Rada kritikoi opozitarët për mungesë të alternativës ose aksionit, teksa evidentoi problemet e ekonomisë.
Nga ana tjetër Sula tha se maxhoranca nuk pranon asgjë, nuk dëgjon. Nga ana tjetër Dashamir Shehi i bëri thirrje opozitës të vijë në parlament dhe të krijojë një profil qeverisës.
Rada: Pse nuk thua ke dhënë konsensus dy herë për rritjen e rrogave dhe që PS të rrijë në pushtet.
Sula: Le të rrijë PS në pushtet, po të rrisë rrogat, të rrisë pensionet. Pse çmimet janë dyfishuar. Kam 12 vjet që nuk kam gjë në dorë.
Rada: Nga opozita presim ne.
Sula: Ore djalë e di si është kthyer parlamenti. Nuk pranojnë një pikë, një presje. Kemi bërë amendamente pa fund. Nuk pyesin o vlla.
Është prishur balanca, në drejtësi, politikë, parlament. Ka humbur arsyeja.
Nuk jemi marrë vetëm me veten. Ok, zoti Shehi është një njeri me vlerë, i ka marrë njëri parasysh ato që thotë. Ata janë në pikën që as nuk duan të dëgjojnë.
Shehi: I bëj thirrje opozitës, a kemi ndonjë alternativë ne, a jemi të zotë me prodhu një profil shtet formues, një profil qeverisës për të ardhmen e shqiptarëve që të thonë ore na ka mërzitur ky Edi Rama, paska dhe ca të tjerë. Ky është funksioni i opozitës, jo me mbrojt ata që kanë hallin e vet. Prandaj i ftoj të vijnë në parlament dhe t’i vëmë një lloj kapaku kësaj historie. Nuk i pengon njeri as për të bërë demonstratë, as për protestë, as për mosbindje civile, që unë për të qenë i sinqertë nuk e shoh.
Hajde ta rikthejmë mënyrën për të bërë opozitë atje ku duhet të jetë me qëllimin për të rrëzuar Edi Ramën, jo njeri-tjetrin.
/a.r
#Shehi #thirrje #deputetëve #të #Hajdeni #në #parlament #mos #mbroni #ata #që #kanë #hallin #vet
Java News