Aktualitet

Rafa Leao kthehet në formacionin fillestar të Milanit kundër Real Madridit

Ylli i madh i Milanit – Rafael Leao, sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në formacionin titullar të “Rossonerëve” për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Paulo Fonseca e ka lënë anësorin në stol në tre nga katër ndeshjet e fundit. Rasti më i fundit ishte në fitoren e ngushtë 1-0 kundër Monzas – kur Leao zëvendësoi Noah Okafor në pjesën e dytë.

Vetë Fonseca, megjithatë, mohoi një problem me Rafa Leao dhe tha se ai ishte gati për Real Madridin, dhe Gazzetta dello Sport i interpretoi fjalët e tij si një shenjë për të startuar me Leaon ndaj madrilenëve.

Është e rëndësishme të theksohet se Real Madrid ka probleme serioze në anën e djathtë të mbrojtjes pasi Dani Carvajal është i dëmtuar deri në fund të sezonit dhe i vetmi opsion është Lucas Vazquez.

/ Sport/



#Rafa #Leao #kthehet #në #formacionin #fillestar #të #Milanit #kundër #Real #Madridit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button