Aktualitet

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima, vdes në spital Bashkim Basha

Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga ngjarja kriminale e ndodhur në Shkodër më 30 tetor, ku iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Drejtuesi i motorit të aksidentuar nga makina e viktimave të atentatit, Bashkim Basha, ka ndërruar jetë në spital.

67-vjeçari po udhëtonte me bashkëshorten e tij me motor kur u përplas nga makina e Licit dhe Bushatit, të cilët ishin objektivat e atentatit. Bashkëshortja e tij humbi jetën në vend.

Edhe Hamza Lici humbi jetën në momentin e atentatit, ndërsa Arlind Bushati vdiq në spital një ditë më vonë.

Autorët e ngjarjes së rëndë, tashmë me katër viktima, janë ende të paidentifikuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/a.r

#Bilanci #tragjik #nga #masakra #në #Shkodër #thellohet #në #viktima #vdes #në #spital #Bashkim #Basha
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button