Sport

Përballje “Osmanësh” për Rashicën, e duan me patjetër në Turqi

Milot Rashica është rikthyer te Norwich City, pas një sezoni si i huazuar te Galatasaray.

Ylli i Kosovës fitoi titullin kampion në Superligën e Turqisë, ndërsa edhe kjo verë pritet të jetë tejet e zënë për të.

Sipas asaj që raporton mediumi turk “Gazete Vatan”, Rashica po kërkohet me ngulm nga rivali i Galatasarayt, Fenerbahce.

Futbollisti nga Vushtrria ka luajtur 35 ndeshje në Galatasaray sezonin e kaluar, duke shënuar gjashtë gola në këto ndeshje edhe tetë asistime.

Vlera aktuale në treg është 8.5 milionë euro ndërsa kontrata e tij me Norwich skadon në vitin 2025.

Klubi anglez e di tashmë dëshirën e Rashicës për t’u larguar dhe ai e do qëndrimin në Turqi, ndonëse nuk është përcaktuar nëse do të vazhdojë te Galatsaray apo do t’i bashkohet Fenerbahces./ h.ll/abcnews.al



#Përballje #Osmanësh #për #Rashicën #duan #patjetër #në #Turqi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button