Aktualitet
Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec, regjistrohen 7 raste, kontrolle të zgjeruara në shkolla

Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec.
Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste.
3 raste qe frekuentonin konviktin turk në Pogradec të cilët janë banues ne Veliterne dhe 4 rastet e tjera nga Pogradeci te cilat janë raste sporadike dhe që janë drejt shërimit.
Sa i përket rasteve të konviktit ato janë izoluar ndërkohë që në konvikt është bërë pastrimi dhe pritet dezifektimi i tij.
Pas këtyre rasteve mjekët do të vijojnë me procedurat për kontrolle të zgjeruara në shkolla të tjera të qytetit për të evidentuar raste të tjera.
#Shfaqet #sëmundja #zgjebes #në #Pogradec #regjistrohen #raste #kontrolle #të #zgjeruara #në #shkolla
Java News