Aktualitet
Sulmi kibernetik ndaj INSTAT, AKCESK: Janë fshirë të dhënat në 6 kompjuter, pas qëndron Irani

Hakerat që sulmuan faqen e Institutit të Statistikave kanë fshirë informacione në 6 kompjutera.
Në total, ata rezulton të kenë infektuar 40 kompjutera përmes teknikës “Wiper”. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik raporton se pas sulmeve të 1 shkurtit ndaj INSTAT janë hakerat e “Homeland Justice”, të sponsorizuar nga Irani.
Në fund të deklaratës, AKCESK thekson rëndësinë e një përgjigjeje proaktive dhe strategjike ndaj kërcënimeve të sofistikuara kibernetike.
/f.s
#Sulmi #kibernetik #ndaj #INSTAT #AKCESK #Janë #fshirë #të #dhënat #në #kompjuter #pas #qëndron #Irani
Java News