Aktualitet

“Po studiojmë uljen e çmimit të energjisë elektrike”, Rama: Ja cila do të jetë zona e parë që do ngrohet me gaz

Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin se po diskutojnë dhe studiojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike, ku sipas tij përfituesit kryesorë do të jenë pensionistët.

“Jemi duke studiuar edhe një ulje të çmimit të energjisë. Ajo që kam kërkuar nga ministria e infrastrukturës dhe energjisë është që pensionistët të përfitojnë patjetër një ulje, sado të vogël. Po bëjmë një studim si afekton kjo. Por duke qenë se ekonomia është në një rrugë të mbarë dhe shpresoj mos kemi larg qoftë ndonjë situatë që kemi kaluar.

Rritja ekonomike është goxha e qëndrueshme, prandaj është koha të bëjmë këto diskutime dhe prandaj është koha që të fillojmë që nga kjo rritje ekonomike pensionistët të përfitojnë. Këtu duam të fusim edhe një koncept tjetër, që kur rritja ekonomike e parashikuar kapërcehen atëherë për cdo përqindje të rritjes ekonomike që është mbi parashikimin pensionistët të jenë përfituesit e parë”, tha Rama i cili theksoi se “Korça do jetë zona e parë që do ngrohet me gaz”

Sa i takon gazit, do shkojmë me Nikon në Azerbajxhan, sepse projekti është në fazë të avancuar, financimi është i garantuar dhe do shkojmë për ti dhënë një shtysë që të fillojë të zbatohet. Korca do jetë zona e parë që do ngrohet me gaz. Kjo do impaktojë patjetër xhepin pozitivisht.

#studiojmë #uljen #çmimit #të #energjisë #elektrike #Rama #cila #të #jetë #zona #parë #që #ngrohet #gaz
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button