Aktualitet

DETAJE / Gruaja që u vra nga atentati në Shkodër, është motra e Isa Harushës, ish-shefit të ‘Renxhërsave’ i vrarë në 2006-n

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e tmerrshme e masakrës në Shkodër, ku tre persona Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura Basha, mbetën të vdekur dhe një i katër, Bashkim Basha, vijon të luftojë me vdekjen ne spitalin rajonal të qytetit verior.

Mes viktimave është Flutura Basha, e cila së bashku me bashkëshortin e saj Bashkimin, po udhëtonin me motor në rrugë, ndërsa në çantë kishin disa kokra shegë të blera në treg, për t’ia çuar tre fëmijëve të tyre.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se Flutura Basha është motra e Isa Harushës, ish-oficerit të policisë kufitare në Shkodër, i cili në vitin 2006, ka mbetur i vrarë në një atentat të organizuar në ambjentet e lokalit të tij në Shkodër.

Isa Harusha gjatë viteve 2000-2006 ka qënë komandanti i njësisë policore kufitare “Renxhersat”, të cilët monitoronin vijën ujore të Liqenit të Shkodrës, me qëllim parandalimin e kontrabandës, trafikun e drogës dhe tregtinë e armëve përmes vijës ujore të liqenit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Plot 18 vjet nga vrasja e Isa Harushës dhe plagosja e vëllai të tij Arben Harushës, në Shkodër ndodh sërisht tragjedia, pasi vritet në një ngjarje të rëndë motra e tyre, Flutura Basha, si dhe plagoset rëndë kunati i tyre, Bashkim Basha.

Isa Harusha, në atë kohë 45-vjeç me banim në lagjen “Dobraç” të Shkodrës ka mbetur i vrarë në 24 Gusht 2006, rreth orës 21.00 në lokalin e marrë me qera prej tij, ndërkohë që plumbat i kanë rrezikuar jetën edhe të vëllait, Arbenit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”, në lokalin “Univers”, i cili ishte marrë me qira nga vëllezërit Harusha dhe ndodhet në qendër të qytetit, mes xhamisë “Ebu Bekër” dhe “Kishës Orthodokse”.

Për vrasjen e shefit të “Renxhersave” Isa Harusha, Policia e Shkodrës në atë kohë identifikoi si autorë vëllezërit Kolë, Pëllumb dhe Ergys Alija, të cilët kanë qëlluar me pistoletë kundër dy vëllezërve Harusha.

Pasi kanë lënë të vrarë shefin e “Renxhers-ave” të liqenit të Shkodrës dhe plagosur të vëllanë, autorët janë përpjekur të largohen nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Por makina e autorëve, ka ecur vetëm pak minuta dhe më pas është ndalur, pasi është çarë sadokarti. Në këto kushte, tre vëllezërit Alija kanë zbritur nga makina dhe janë larguar me vrap.

/a.r

#DETAJE #Gruaja #që #vra #nga #atentati #në #Shkodër #është #motra #Isa #Harushës #ishshefit #të #Renxhërsave #vrarë #në #2006n
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button