Ushtria serbe të kthehet në Kosovë, Rusia: Lëvizje e justifikuar, Prishtina po armatoset nga NATO
Serbia do të kërkojë sërish kthimin e ushtrisë së saj në Kosovë, dhe për këtë ka mbështetjen e fortë të Rusisë. Gjatë këshillit të sigurimit të OKB, të mërkurën, ambasadori rus Vasili Nebenzia, pohoi se Serbia do të kërkojë rikthimin e rreth 1 mijë ushtarëve e policëve.
“Ne besojmë se është e justifikuar që Beogradi planifikon të kërkojë edhe një herë kthimin në Kosovë të deri në 1000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në përputhje me Rezolutën 1244”, tha Nebenzia.
Përfaqësuesi rus e justifikoi një lëvizje të tille me faktin se NATO po armatos edhe me shume Prishtinën dhe se siç tha, brenda tre viteve Prishtina pritet të vërë në përdorim mbi 350 automjete të blinduara dhe të blejë flotën e saj të helikopterëve ushtarakë.
“Kjo është një shkelje flagrante e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila përcakton kontingjentin ndërkombëtar për Kosovën si të vetmen prani ushtarake që duhet pranuar në atje…”, deklaroi Ambasadori rus në OKB.
Siç thuhet në mediat ruse, ushtria serbe do të shërbente për të siguruar objektet e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, që ruhen nga ushtarët e KFOR dhe po ashtu do të vendosë vendkalimet kufitare, shkruan A2.
Vuçië bëri kërkesë edhe në 2022 për kthimin e ushtrisë serbe, por NATO e refuzoi.
#Ushtria #serbe #të #kthehet #në #Kosovë #Rusia #Lëvizje #justifikuar #Prishtina #armatoset #nga #NATO
Java News