VIDEO/ Skena të rralla dhe krenari kombëtare! Qazim Laçi mban fjalim si Lorik Cana, lojtarët në Çeki ulin kokën dhe e dëgjojnë britmat e shqiptarit
Një skenë vërtet e bukur ka ardhur nga Çekia me Spartën e Pragës. Dihet tashmë që në këtë skuadër luajnë shumë futbollistë shqiptarë, teksa rrugën për ta e ka hapur padyshim Qazim Laçi. Ky ishte lojtari i parë që mbërriti te Sparta dhe pasi të gjithë mbetën të kënaqur me të, të tjerë futbollsitë shqiptarë iu bashkangjitën kësaj skuadre.
Por një skenë vërtet e rrallë ka mbërritur së fundmi nga Çekia. Sparta e Pragës nuk ndodhet në një moment të mirë. Pasi fituan titullin kampion në sezonin e shkuar, këtë herë po vuajnë me humbjet radhazi. Menjëherë pas humbjes kundër Plzenit, Qazim Laçi ka marrë rolin e liderit në fushë. Pas mbylljes së ndeshjes, Qazim Laçi ka dalë në mesin e turmës duke folur me tonin e ngritur dhe duke i bërtitur shokëve të ekipit, me këta të fundit që ulën kokën dhe po dëgjonin shqiptarin.
Një skenë vërtet e bukur që tregon personalitetin që ka Qazim Laci. Mesfushori shqiptar po i kërkon llogari këtyre lojtarëve sesi ishte e mundur që të merreshin kaq shumë humbje dhe pse u mungon dëshira për të luajtur, duke i treguar se nuk po shihte zemrën e tyre në fushë. Edhe te Sparta e Pragës nuk ishin të përgatitur për këtë dalje të Qazim Lacit në atë lloj mënyre duke e ftuar që t’i bashkangjitej pjesës tjetër të grupit në rresht. Në fund ishte Albion Rrahmani që e mori Qazim Laçin e nervozuar afër vetes dhe e komplimentoi për reagimin. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Skena #të #rralla #dhe #krenari #kombëtare #Qazim #Laçi #mban #fjalim #Lorik #Cana #lojtarët #në #Çeki #ulin #kokën #dhe #dëgjojnë #britmat #shqiptarit
SportExpress