Aktualitet

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi merret në pyetje nga SPAK

Ish-drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi është marrë në pyetje nga SPAK. BalkanWeb mëson se Ceno Klosi po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale. Teksa dilte nga ambientet e SPAK, Klosi nuk foli për mediat.

Aktualisht zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Klosi po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Hetimet ndaj ish-kryetatimorit Ceno Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike përmes kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhi të regjistruar në korrik dhe dhjetor 2023.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, sqaroi SPAK disa javë më parë për News24.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj Ceno Klosit, gjatë kohës që ushtronte detyrën e kreut të Tatimeve. Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”. SPAK ka vendosur bashkimin e dy procedimeve në një të vetëm.

Opozita pati akuzuar Klosin se iu bindej urdhrave politikë dhe jo ligjit, duke ndëshkuar padrejtësisht bizneset.

Emisioni Vetting në News 24 ka denoncuar se Ceno Klosi për 13 vite punë në sektorin privat arriti të blejë vetëm një apartament 6.8 milionë lekësh, ndërsa gjatë 6 viteve në detyra shtetërore vuri një pasuri prej gati 900 mijë euro, fakte të cilat duhet të hetohen nga SPAK.

Gjithashtu, burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se SPAK ka sekuestruar edhe celularët e disa prej vartësve të tij. Në kuadër të hetimeve, celularët e sekuestruar do të ekspertohen dhe do të shihen të gjitha komunikimet, ku në fokus do të jenë të gjithë bisedat që vartësit mund të kenë zhvilluar me ish-kreun e Tatimeve, Ceno Klosi.

Po ashtu SPAK ka shkuar edhe tek Drejtoria e Përgjithshëm e Tatimeve, ku ka sekuestruar dokumente që lidhen me vendimmarrjet e Ceno Klosi gjatë ushtrimit të detyrës së kryetatimorit.

/a.r

#Ishdrejtori #Përgjithshëm #Tatimeve #Ceno #Klosi #merret #në #pyetje #nga #SPAK
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button