Akuzohen për grabitje me armë në Itali, dy vëllezër arrestohen në zonën e Freskut
Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër në zonën e Freskut në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, aty ku akuzohen për grabitje të armatosur.
Bëhet e ditur se në pranga janë vënë shtetasit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, shkruan A2.
“Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Brothers”.
Të akuzuar nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, dy vëllezër.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim (vëllezër) kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Rrëmbimi i paligjshëm” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Viijojnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve, në Itali”, njofton policia.
/a.r
#Akuzohen #për #grabitje #armë #në #Itali #vëllezër #arrestohen #në #zonën #Freskut
Java News