Aktualitet
Kërkoi heqjen e masës “arrest në burg”, GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës së “arrestit në burg” të caktuar ndaj tij në maj të 2022 pas operacionit “Plumbi i Artë”.
Nga arratia, Suel Çela ankimoi masën e sigurisë “arrest në burg”. Çela u shpall në kërkim në atë kohë, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Ky i fundit tregoi se kishte marrë porosi nga Çela për të vrarë biznesmenin Lulzim Masha.
Nga ana tjetër, Çela u shpall në kërkim në operacionin e fundit ku kërkohet si kreu i një organizate kriminale që operon në qytetin e Elbasanit.
#Kërkoi #heqjen #masës #arrest #në #burg #GJKKO #rrëzon #kërkesën #Suel #Çelës
Java News