Sport
E turpshme/ Tifozët e Tiranës shtrijnë përtokë 3 lojtarë të Vllaznisë në fushë, ndërpritet ndeshja në klasiken e futbollit –

Vllaznia po arrin të fitojë në shifrat 1-4 ndaj Tiranës. Goli i katërt i shënuar nga ana e Grudës, nuk është pritur aspak mirë nga tifozët bardheblu. Ata kanë hedhur lëndë plasëse në fushën e blertë, atje ku janë shtrirë përtokë tre lojtarë të Vllaznisë.
Një situatë e papranueshme që ka sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes. Mala është shoqëruar me probleme, ndërsa edhe Qato nuk është ndierë mirë. Ndërkohë ambulanca ka shoqëruar lojtarin e Vllaznisë drejt spitalit dhe ndeshja është ndërprerë pasi pritet ardhja e një tjetër ambulance. /Sport Ekspres/
#turpshme #Tifozët #Tiranës #shtrijnë #përtokë #lojtarë #të #Vllaznisë #në #fushë #ndërpritet #ndeshja #në #klasiken #futbollit
SportExpress