Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala, ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e kësaj të mërkure.
Bala u zgjodh në muajin mars për të drejtuar Bashkinë e Himarës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar e bashkisë më 29 mars me vendim të Këshillit Bashkiak.
Ajo zëvendësoi në këtë post, kryetarin në detyrë Jorgo Goro, i cili u dorëhoq pas arrestimit me urdhër të SPAK nën akuzën për tjetërsimin e pronave në bregdet.
Sakaq, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është në burg që prej 12 majit të vitit 2023 dhe ende nuk është lejuar të kryej betimin.
Me dorëheqjen e Balës, Himara, mbetet sërish pa drejtues, ndërsa sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar deri sa të mbahen zgjedhjet.
/Euronews Albania/
#Jep #dorëheqjen #kryetarja #komanduar #Bashkisë #Himarë #Blerina #Bala
gazetablic.com