Aktualitet
Koçiu: 50% e buxhetit për shëndetësinë, investim në rimbursimin e barnave për të moshuarit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, thotë se nga Janari deri në Shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndëtësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Koçiu theksoi se ky rimbursim ju ka siguruar të moshuarve akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrëve e kostove.
“Nga Janari deri në Shtator 2024, 50 % e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove. Kujdesi për ta është objektiv yni”, shkruan ministrja Koçiu.
/a.r
#Koçiu #buxhetit #për #shëndetësinë #investim #në #rimbursimin #barnave #për #të #moshuarit
Java News