Aktualitet

“Nuk mund të jetë kryeministri mjek ose piktor”, Ngjela: Nuk janë profesione për të zhvilluar shoqërinë

Avokati Spartak Ngjela, në një intervistë për “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi pse qeveritë shqiptare, sipas tij, kanë qenë të paafta për të zhvilluar vendin.

“Qeveritë nuk kanë program zhvillimi, janë nën nivelin e qeverive komuniste. Ajo ishte diktaturë, por kishte program zhvillimi. Hapte fabrika, uzina, punësim… Sot nuk ka zhvillim. Zhvillimi do program, është sistem, por këtu nuk ka industri. Ka vetëm bujqësi. Nuk dinë të kooperojnë me kapitalin shqiptar. Nuk i ka shteti në dorë investimet, por kapitali. Shteti ndihmon, krijon bashkimet e kapitaleve, por shteti nuk e bën dot se nuk janë profesionistë. Nuk gjen vend perëndimor që kryeministrin mos ta ketë ose jurist të famshëm, ose ekonomist të famshëm. Ne nuk jemi akoma në stadin perëndimor të zhvillimit”, deklaroi avokat Ngjela.

“Pa profesion nuk bëhet skemë për zhvillim ekonomik. E bën një kryeministër që ka mendim, ka bërë libra, ne nuk kemi të tillë. Nuk kanë profesion për të drejtuar shtetin. Nuk mund të jetë kryeministër një mjek ose piktor. Kryeministri duhet të jetë ose ekonomist i madh, ose avokat i madh”, shtoi avokat Ngjela.

/a.r

#Nuk #mund #të #jetë #kryeministri #mjek #ose #piktor #Ngjela #Nuk #janë #profesione #për #të #zhvilluar #shoqërinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button