“Duhet të mendosh më shumë për pensionistët në Shqipëri”, Rama emigrantes në SHBA: Ky është pengu i madh edhe për mua
Nga New York, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së emigrantes për pensionistët në Shqipëri.
“Duhet të mendosh më shumë për pensionistët në Shqipëri se janë keq”, i tha emigrantja shqiptare kryeministrit.
Lidhur me këtë Rama tha se çështja e pensioneve është pengu i tij dhe i Partisë Socialiste. Ndërkaq ai tha se qeveria do të rrisë bonusin e fund vitit për pensionistët.
Edi Rama: Ky është pengu i madh edhe për mua edhe për ne si forcë politike, që është ende i pa shlyer dhe që ka të bëjë me pensionistët. Ne unë personalisht mendojmë më shumë për ata se për këdo tjetër se aty e shohim se sa do që të kemi bërë nëse se çojmë rritjen ekonomike dhe te ata misioni jonë nuk është i mundshëm. Sot të gjithë kanë paga shumë më të larta, në sektorin publik paga ka shkuar 900 euro.
Pensionit janë të lidhura me kontributet shoqërore të atyre që janë në punë dhe duke qenë se ndër vite. Pensioni qe merr sot është shuma e kontributeve që dikush tjetër paguan sot nga paga. Aktalisht ne mbulojmë gjysmë miliardi euro çdo vit për të paguar pensionet sepse ndryshe nuk del.
Ajo që po bëjmë është që qysh nga fundi i këtij viti të rrisim në mënyrë të ndjeshme bonusin e fundvitit dikur ishte 30 mijë lekë aktualisht është 50 mijë lekë të vjetra dhe këtë duam ta rrisim në mënyrë të ndjeshme, duke menduar të vendosim një kusht me ligj që për çdo rritje ekonomike të vendit një përqindje të shkojë te pensionistet. Kjo kërkon pak kohë për tu realizuar.
#Duhet #të #mendosh #më #shumë #për #pensionistët #në #Shqipëri #Rama #emigrantes #në #SHBA #është #pengu #madh #edhe #për #mua
Java News