Aktualitet

Bashkatdhetari i kërkon të takojë edhe komunitetin shqiptar në Kanada, Rama: Do vij pas zgjedhjeve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në New York, njëri prej tyre i kërkoi të shkonte në Kanada për tu takuar me komunitetin tonë që jeton atje.

Në përgjigje të pyetjes ndaj bashkatdhetarit, Rama i premtoi atij se pas zgjedhjeve parlamentare do shkojë të takohet me komunitetin shqiptar atje.

“Kur shkoj në Vlorë, më thonë kur do vish ndonjëherë nga Selenica. Se Kanadaja është e jashtëzakonshme, por përballë SHBA, është si Selenica për Vlorën. Mos ma merrni për keq, se keni një komunitet të jashtëzakonshëm. Nuk të premtoj se do vij përpara zgjedhjeve në Kanada, por meqë dhe në Kanada do më jepni votën, do vij pas zgjedhjeve”, theksoi ai./abcnews.al

#Bashkatdhetari #kërkon #të #takojë #edhe #komunitetin #shqiptar #në #Kanada #Rama #vij #pas #zgjedhjeve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button