Avionë turistikë në Gjirokastër/ Ulen pilotët e parë në aerodromin e Gjirokastrës, pas 90 vitesh
Pas 90 vitesh në aerodromin e Gjirokastrës, i cili është i vetmi i certifikuar në vendin tonë për uljen e avionëve sportivë dhe turistikë, ka nisur fluturimet e para ndërkombëtare. Fluturime që janë shoqëruar me vendosjen në funksion të shërbimit polici-doganë.
Tetë avionë sportivo-turistk të mbërritur nga Italia u ulën në aerodromin e qytetit të gurtë të shtunën. Shërbimi polici doganë që tashmë është në dispozicion të pilotëve shmang uljen e detyruar nw aeroportin e Rinasit.
“Eshtë një ditë historike për gjirokastrën. Me vendosjen e shërbimit doganë polici mund të njoftojë dhe mund të vijë direkt në gjirokastrë, pa kaluar në aeroportin e Rinasit. Kjo sjell zhvillimin e turizmit të ajrit.”
“Sot jemi në aeroportin ndërkombëtar të Gjirokastrës ku i kemi hapur dyert zhvillimit të turizmit ajror në Shqipëri. I urojmë mirëseaedhjen këtyre fluturimeve ndërkombltare me avionin e parë të ardhur nha Italia. Mirëpresim fluturime nha e gjithë bota dhe falenderojmë institucionet për bashkëpunimin e shkëlqyer për realizumin e kësaj nisme. Nga sot këtu do të kryhen të gjitha procedurat doganore për avionët ndërkombëtarë.”
Pilotet thonë se aerodromi i Gjirokastrës plotëson të gjitha kushtet dhe ka infrastukturën e duhur.
“Alesandro Romanazzi Carducci pilot: Kemi ardhur nga Italia. Udhëtimi shkoi shumë mirë, falë edhe kësaj dite të mrekullueshme. Pista e aerodromit eshte mjaft e pershtatshme per llojin e avioneve sportiv dhe infrastuktura e saj mundeson uljen pa problem. Jemi të parët që u ulëm në aerodoromin e Gjirokastrës pas 90 vitesh dhe jemi vërtet shumë krenar që na u dha mundësia ta realizojmë këtë sot.”
“Ne vimë nga Brindizi.jemi të parët që vimë nga italia me këta avionë. Kemi ardhur për 1 orë 40 minuta, jemi shumë afër. Është hera e parë që vi në Shqëipëri dhe Gjirokastër. Është një pistë e gjatë dhe ndër më të mirat që kam parë.”
Në aerodromin e Gjirokastrës prej kohësh janë zhvilluar një serë aktivitetesh sportivo-turistik duke e listuar qytetin muze si një ndër rajonet ku turizmi elitar po njeh rritje te ndjeshme. Në Gjirokastër pritet të ndërtohet gjithasht edhe aeroport i ri turistik, që do të shërbejë për të gjithë jugun
#Avionë #turistikë #në #Gjirokastër #Ulen #pilotët #parë #në #aerodromin #Gjirokastrës #pas #vitesh
Java News