Deklarohen nga Prokuroria e Pejës për “Gazeta Blic” rreth sulmit ndaj Gazmend Muhaxherit

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikqi, ka dhënë detaje rreth sulmit që ndodhi mëngjesin e së shtunes ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Nikqi ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se dy persona janë arrestuar dhe se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për t’u sqaruar rasti.
“Dy persona janë arrestuar, të njëjtit janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë. Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kordinim me Policinë e Kosovë për t’u sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti” tha Nikqi për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
LAJMI I FUNDIT: Sulmohet fizikisht Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri
#Deklarohen #nga #Prokuroria #Pejës #për #Gazeta #Blic #rreth #sulmit #ndaj #Gazmend #Muhaxherit
gazetablic.com