Aktualitet
Arifi: Qeveria Kurti po vazhdon me avazin e punësimit të militantëve

Analisti politik, Dritëro Arifi, thotë se punësimi i partiakëve nuk është më diçka e pazakonshme, pasi sipas tij, ky është vetëm vazhdim i asaj që kanë bërë edhe qeveritë tjera.
”Kjo nuk është asgjë e pazakonshme në Kosovë të gjitha partitë politike, pak a shumë e kanë bërë të njëjtën punësimin e militantëve’’ tha ai.
Arifi, thotë se Qeveria Kurti nga ‘’Qeveri e Engjëjve’’ është kthyer në ‘’Qeveri të Djallit’’.
‘’Për fat të keq ”Qeverija e Engjëjve” po e bën të njëjtën dhe tash është bërë ”Qeveria e Djallit”, kjo është formë brutale e dhunimit të administratës publike dhe shumë keq që s’po mund ta kalojmë këtë gjë” tha ai për FrontOnline.
#Arifi #Qeveria #Kurti #vazhdon #avazin #punësimit #të #militantëve
gazetablic.com