Aktualitet

Kishte humbur kontaktet prej 3 ditësh, gjendet i pajetë çobani nga Elbasani

Një 47-vjeçar nga Elbasani që ishte i punësuar si çoban në zonën e Selenicës, është gjetur i pa jetë, tre ditë pasi ishte shpallur i zhdukur nga pronari i tij.

Policia bën me dije se trupi i pajetë u gjet në malin e fshatit Gjormë.

“Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 24.10.2024, në malin e fshatit Gjormë, dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale, shtetasi E. G., 47 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte punësuar si çoban në atë zonë dhe prej datës 21.10.2024 kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit ku punonte”, njoftojnë Uniformat Blu.

/a.r

#Kishte #humbur #kontaktet #prej #ditësh #gjendet #pajetë #çobani #nga #Elbasani
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button