Aktualitet

Yamal: Besojmë se jemi skuadra më e mirë në botë, shkojmë në “El Clasico” tani, le të fitojë më i miri!

Lamine Yamal ishte krenar për paraqitjen e Barcelonës kundër Bayern Munich me rezultatin 4-1 në Champions League.

Yamal dhuroi një asistim që mbylli fitoren e madhe të katalunasve ndaj bavarezëve.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim 4-1 kundër Bayernit në një javë shumë të rëndësishme. Ne po bëjmë shumë mirë këtë sezon”, filloi Yamal.

“Ne jemi një ekip i madh dhe e kemi treguar këtë”, tha lojtari për “Movistar” në fund të ndeshjes.

“El Clasico? Para kësaj ndeshje ne tashmë ndiheshim shumë të sigurt, besojmë se jemi skuadra më e mirë në botë dhe mendoj se po e dëshmojmë këtë. Do të shkojmë me të gjitha forcat tona dhe le të fitojë skuadra më e mirë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se “El Clasico” luhet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

/ Sport/



#Yamal #Besojmë #jemi #skuadra #më #mirë #në #botë #shkojmë #në #Clasico #tani #të #fitojë #më #miri
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button