Aktualitet

Putini sfidon Perëndimin, mbledh sot liderët e BRICS-it, mes tyre edhe Erdogani

Gati tre vjet pas pushtimit rus të Ukrainës, ku Moska u dënua përmes sanksioneve nga vendet në mbarë botën, udhëheqësi Vladimir Putin po organizon një samit që pritet të mbledhë një duzinë të liderëve botërorë. Putin, i cili mendohej të ishte i izoluar, duket se një koalicion vendesh në zhvillim qëndron prapa tij.

Samiti treditor i BRICS, që fillon sot në qytetin jugperëndimor rus të Kazanit, është takimi i parë i grupit të ekonomive të mëdha në zhvillim, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut që kur u zgjerua në fillim të këtij viti, duke përfshirë Egjiptin, Arabinë e Bashkuar, Emiratet, Etiopinë dhe Iranin.

Liderët që pritet të marrin pjesë përfshijnë Xi Jinping i Kinës, Narendra Modi i Indisë, Masoud Pezeshkian i Iranit, Cyril Ramaphosa i Afrikës së Jugut si dhe ata nga BRICS-it si presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva pritej të bashkohej, por e anuloi udhëtimin e tij pasi për shkaqe personale.

Kjo pritet të jetë mbledhja më e madhe ndërkombëtare që presidenti rus ka organizuar që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022.

Mbledhja e BRICS-it dhe vendeve të tjera këtë javë vë në pah një konvergjencë në rritje të kombeve që shpresojnë të shohin një ndryshim në ekuilibrin global të pushteti dhe – në rastin e disave, si Moska, Pekini dhe Teherani, që kundërshtojnë drejtpërdrejt Perëndimin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Është ky mesazhi i fundit që Putini – dhe partneri i ngushtë dhe udhëheqësi më i fuqishëm i vendit të BRICS, Xi – do të projektojë në ditët në vijim: është Perëndimi ai që qëndron i izoluar në botë me sanksionet dhe aleancat e tij, ndërsa një “shumicë globale” vendesh mbështesin përpjekje për të sfiduar lidershipin global amerikan.

Në komentet për gazetarët të premten, Putin përshëndeti ndikimin ekonomik dhe politik në rritje të vendeve të BRICS si një “fakt të pamohueshëm” dhe tha se nëse BRICS dhe vendet e interesuara punojnë së bashku, ato “do të jenë një element thelbësor i rendit të ri botëror” – megjithëse ai mohoi se BRICS ishte një “aleancë anti-perëndimore”.

Mesazhi i Putinit këtë javë do të jetë edhe më domethënës pasi takimi vjen vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve në SHBA, ku një fitore e mundshme për ish-presidentin Donald Trump mund ta bëjë SHBA-në të ndryshojë mbështetjen e saj të vendosur për Ukrainën dhe të tendosë më shumë lidhjet e Uashingtonit me aleatët e tij tradicionalë.

“Ky samit i BRICS është me të vërtetë një dhuratë (për Putinin),” tha Alex Gabuev, drejtor i Qendrës Eurasia Carnegie Russia në Berlin. “Mesazhi do të jetë: si mund të flisni për izolimin global të Rusisë kur (të gjithë këta) liderë … do të vijnë në Kazan”.

Rusia dëshiron të portretizojë BRICS “si organizatën e re që na udhëheq të gjithëve si një komunitet global drejt një rendi më të drejtë”, tha Gabuev, transmeton CNN. 

Por pavarësisht retorikës gjithëpërfshirëse të Rusisë, liderët që takohen në Kazan kanë një gamë të gjerë pikëpamjesh dhe interesash – një realitet i BRICS që vëzhguesit thonë se kufizon aftësinë e tyre për të dërguar një mesazh të unifikuar – veçanërisht atë lloj mesazhi që do të donte Vladimir Putin.

/a.r

#Putini #sfidon #Perëndimin #mbledh #sot #liderët #BRICSit #mes #tyre #edhe #Erdogani
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button