Ngjela: Meta e dinte që do të arrestohej, prandaj filloi të ngjitej nëpër hekura

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta paraditen e sotme me urdhër të SPAK.
Sipas avokatit Meta ishe në dijeni që dosja kishte shkuar për arrest, kjo shpjegon edhe “goditjen psikike” të presidentit të Partisë së Lirisë muajt e fundit. Edhe më herët Ngjela është shprehur se Meta kishte kaluar në “çmenduri” për këtë arsye edhe ngjitej nëpër hekura.
Spartak Ngjela: Dhe unë e kuptova se ai e kishte marrë vesh që dosja kishte shkuar për arrest. Sepse e kishte humbur koshiencën. Ju e keni parë, jo ngjitej nëpër hekura…dmth nuk ishte normale dhe kjo tregon që s’kishte mbrojtje, ose nuk e pyet mbrojtjen. Arrestimi i Metës do të thotë një gjë më të madhe se kaq, që SPAK ka rritur nivelin. Pas arrestit të Berishës ky është i dyti i nivelit të lartë. Ish-president.
Krijimi i SPAK na dha shpresë. Dhe tani janë bërë shumë. Shumë! Një numër i konsiderueshëm që janë brenda. Një ish kryeministër, një ish president. Janë katër ose pesë ish-ministra, kryetar bashkish…duhet ta dini mirë që korrupsioni në Shqipëri ishte një gjëmë e madhe. Të shikojmë. Ka filluar rruga për të shpëtuar.
Ngjela gjithashtu ka thënë se Prokuroria mund ta ketë kërkuar arrestimin e ish-presidentit, por mund të ketë gjyqtarë që s’kanë pranuar, pasi sipas tij, duhet pritur me gjakftohtësi kjo situatë pasi Meta nuk ka qenë njeri i zakonshëm, ka qenë kryeministër dhe president.
#Ngjela #Meta #dinte #që #të #arrestohej #prandaj #filloi #të #ngjitej #nëpër #hekura
Java News