Aktualitet
Pengon zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës, arrestohet

Një person është arrestuar në qytetin e Gjilanit ditën e diele. Sipas Policisë së Kosovës, ky person ka penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës.
“Fsh.Llashticë, Gjilan 20.10.2024-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
#Pengon #zyrtarët #policor #gjatë #kryerjes #së #detyrës #arrestohet
gazetablic.com