Aktualitet

Emigrantët nuk heqin dorë nga “ëndrra angleze”, më shumë se 600 persona kalojnë La Manche në 24 orë

Më shumë se 600 njerëz kaluan La Manshin me varka të vogla, një ditë pasi një foshnjë vdiq gjatë udhëtimit.

Shifrat e publikuara nga Zyra e Brendshme e Britanisë së Madhe tregojnë se 647 persona kaluan me 10 varka, duke e çuar totalin në 2024 në mbi 28 000. Kalimet e fundit u regjistruan pasi autoritetet franceze njoftuan vdekjen e një foshnje në brigjet e Wissant në rajonin Pas-de-Calais, të enjten në mbrëmje.

Kjo ishte vdekja e 45-të e raportuar nga rojet bregdetare franceze deri më tani në 2024, ndërsa organizatat bamirëse të refugjatëve kanë paralajmëruar se kalimet në Kanalin e La Mansh po bëheshin më të rrezikshme.

Enver Solomon, shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve tha se kishte pasur më shumë vdekje këtë vit sesa në tre vitet e mëparshme së bashku.

Kalimet e së premtes e çojnë numrin e përgjithshëm të refugjatëve këtë vit në 28 204, pothuajse 8% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por 25% më poshtë se në vitin e pikut të 2022.

Që nga ardhja e laburistëve në pushtet, 14 630 refugjatë kanë kaluar La Manshin saktësisht totali i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar dhe 10 000 më pak se e njëjta periudhë në 2022.

#Emigrantët #nuk #heqin #dorë #nga #ëndrra #angleze #më #shumë #persona #kalojnë #Manche #në #orë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button