Aktualitet
Aksident në Pogradec-Korçë, përplasen dy makina, ka të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Buqezë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes për transportimin drejt spitalit të Pogradecit të njërit prej drejtuesve të mjeteve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
#Aksident #në #PogradecKorçë #përplasen #makina #të #plagosur
Java News