Nga plotësimi i ëndrrës nga Kombëtarja në titullar me ekipin, mesfushorit shqiptar i ikën fitorja nga duart në minutën e 90 –

Feta Fetai bëri realitet një prej ëndrrave të çdo lojtari të ri. Mesfushori shkupjan mori për herë të parë ftesën e Kombëtares A për dy ndeshjet e muajit tetor. Pas përvojës me ekipin e parë kombëtar, Fetai mori minutat e tij edhe në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Kampionatin Europian me Shqipërinë U21.
Ndërkohë, sot, 3 ditë më vonë, 19-vjeçari ka hyrë nga minuta e parë në fushën e lojës me Lokomotivën e Zagrebit. Skuadra kroate ka marrë një barazim 2-2 me ekipin e vendit të dytë në kampionat, Rijekën. Feta Fetait i ka ikur fitorja nga duart në minutën e 90 të takimit. Lokomotiva ishte duke udhëhequr rezultatin deri në këtë çast të lojës, kur Smolçiçi e dërgoi topin në rrjetë dhe vulosi barazimin 2-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Nga #plotësimi #ëndrrës #nga #Kombëtarja #në #titullar #ekipin #mesfushorit #shqiptar #ikën #fitorja #nga #duart #në #minutën
SportExpress