Gjykata e Romës urdhëron: 12 emigrantët e Gjadrit të kthehen në Itali

12 emigrantët që mbërritën të mërkurën në Shqipëri me anije do të duhet të kthehen përsëri në Itali, sipas një vendimi të Gjykatës së Romës.
Verdikti u bë i njohur të premten nga Seksioni për Emigracionin në Gjykatën e kryeqytetit italian.
“Dy vendet nga të cilën e kanë prejardhjen emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë vende të siguria edhe në bazë të Gjykatës së Drejtësisë,” shprehet një nga gjyqtarët e tribunalit të Romës, duke iu referuar emigrantëve që pak orë më parë u vendosën përkohësisht në kampin e Gjadrit.
Vetëm 12 prej tyre arritën të kalonin verifikimet paraprake, ndërsa 4 emigrantë u rikthyen që të mërkurën pasi ishin minorenë ose nuk përmbushnin kushtet e qëndrimit të parashikuara në marrëveshjen origjinale për strehim mes Shqipërisë dhe Italisë.
Riatdhesimi i personave mund të bëhet ditën e shtunë përmes një anijeje, e cila pritet t’i marrë në Portin e Shëngjinit dhe t’i dërgojë në Itali.
/a.r
#Gjykata #Romës #urdhëron #emigrantët #Gjadrit #të #kthehen #në #Itali
Java News