Aktualitet

“Çfarë duan të dënuarit aty?!”, Ndreca për opozitën: Këta kanë vetëm një qëllim…

Sipas socialistit Plarent Ndreca i gjithë aksioni opozitar ka një qëllim të vetëm, bojkotimin parlamentar. Sonte në studion e “Opinion” Ndreca u shpreh se eksponentët e së djathtës po krijojnë një lloj “viktimizimi artificial” në prag zgjedhjesh.

Plarent Ndreca: Unë nuk e shoh të përputhet fytyra e zotit Alizoti me atë të udhëheqësit politik. S’kanë përputhje! Që këta janë grup me ide të qarta, nuk përfaqësojnë atë që kanë në udhëheqje, kanë një konfuzion të plotë në ide, qasje. Këta flasin për demokraci dhe parlamentarizëm, ndërkohë që kanë marrë votat të jenë në parlament, jo në rrugë. Nuk mund të dëgjohesh për gjithçka thua! Nëse ka një fakt që tregon krizën reale të opozitës, ky spektakli mediatik, por që në fakt këta me qëllim të plotë e kanë bërë për të dhënë një mesazh. Po një pyetje e thjeshtë, ç’a duan këta deputetë aty?!

-A është normale të ndalosh 60 ditë deputetët kur je në prag zgjedhjesh?

Plarent Ndreca: Është vendim i marrë duke zbatuar rregulloren e Kuvendit. Mos të merremi me teknikalitet. Pa ju futur kësaj historie, deri kur ky vendim të rrëzohet nga një organ kompetente, cduan këta deputetët e dënuar? Këtu bëjnë viktimizimin artificial, vijnë godasin Gardën dhe thonë nuk na lejojnë të futemi në Kuvend.

Agron Shehaj: Unë nuk e bëra interpelancën sepse kishte deputetë të PD të papërjashtuar që nuk i lejonin të futeshin brenda.

Plarent NdrecaQëllimi është i qartë, të mos lejojnë zhvillimin e Parlamentit. Vetëm mosbindje civile nuk është!

/a.r

#Çfarë #duan #të #dënuarit #aty #Ndreca #për #opozitën #Këta #kanë #vetëm #një #qëllim..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button