Këta janë dy të burgosurit për drogë që u kapën në Dubravë sërish me narkotikë

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave.
Katër raste të tilla janë zbuluar vetëm në dy ditët e fundit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku numri i të burgosurve që janë përdorues të drogës po del të jetë i madh.
Për njërin nga rastet, siç merr vesh Gazeta Sinjali dyshohen: Dorlir Ilazi dhe Shpërblim Mehmeti.
I pari është dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa i dyti ishte arrestuar gjatë një aksioni të Antidrogës në Prishtinë, në janar të këtij viti.
Ndërsa, duket se as brenda burgut nuk kanë mund t’i ‘ikin’ drogës pasi janë kapur nga oficerët derisa të fundit kanë qenë duke kryer kontrollet për drogë – ku kanë gjetur sasi të ndryshme të narkotikëve, të llojit marihuanë.
Kontrollet janë kryer mbi çati të pavijoneve dhe në mes të tyre, ndërsa narkotikët kanë qenë të ndarë në qese e paketime të ndryshme.
Narkotikët janë sekuestruar, teksa Policia e Prokurori i Shtetit janë vënë në dijeni dhe tashmë janë iniciuar katër raste të ndara.
#Këta #janë #të #burgosurit #për #drogë #që #kapën #në #Dubravë #sërish #narkotikë
gazetablic.com