“Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?”/ VV i reagon opozitës: Keni shpenzuar vetëm 4 milionë euro për armatim të FSK-së
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj opozitës lidhur me diskutimet e fundit për situatën me ushqimin e ushtarëve të FSK-së, raporton Gazeta Blic.
“Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!”, shkruan VV përmes një postimi në Facebook.
Vv ka thënë se opozita e tanishme sa ishte në pushtet ka shpenzuar vetëm 4 milionë euro për blerje të armatimit, ndërsa që Qeveria Kurti ka shpenzuar 250 milionë euro për armatim, për 3 vjet e gjysmë qeverisje.
Postimi i plotë:
Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!
Vetëm 4 milionë euro i kanë shpenzuar për blerje të armatimit ata që sot kinse shqetësohen për Ushtrinë.
Qeveria Kurti për 3 vjet e gjysmë ka shpenzuar rreth 250 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit.
#Pse #gjithë #siklet #Qeverinë #Kurti #reagon #opozitës #Keni #shpenzuar #vetëm #milionë #euro #për #armatim #të #FSKsë
gazetablic.com