Aktualitet

Vrasja e Lulzim Fejzullahut/ Apeli refuzon ankesat e të akuzuarve

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore ndaj dy të miturve, për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut në janar të këtij viti.

Dy të miturit ishin dënuar për herë të dytë me 19 vite burgim.

“Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të miturve dhe aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur, i datës 31.07.2024 vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.

Edhe në rigjykimin për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, dy të miturit për herë të dytë ishin gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës duke u dënuar të dy së bashku me 19 vite dënim me burgim.

Shpallja e aktgjykimit ishte bërë më 31 korrik.



#Vrasja #Lulzim #Fejzullahut #Apeli #refuzon #ankesat #të #akuzuarve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button