“Berisha urdhëroi vrasjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino”, dëshmia e ish-gardistit: Nëse do të futej në Shkodër, do ekzekutohej
Ish-gardisti Paro Laçi, një nga njerëzit më të afërt të Berishës, i ftuar në Report TV, tregoi ngjarje të pazbardhura më parë, të ndodhura në vitin e mbrapshtë të 1997.
Paro Laçi tha se Sali Berisha kishte planifikuar vrasjen e kryeministrit të asaj kohe, Bashkim Finos.
Laçi u shpreh se nëse Bashkim Fino do të futej në Shkodër, me urdhër të Sali Berishës ishte planifikuar vrasja e tij.
“Berisha ka dhënë urdhër, kam qenë në Kurbin, nëse Bashkim Fino do hynte në Shkodër do ekzekutohej.
Ka qenë një plan i mirëfilltë. U dha urdhri i Berishës, nëse do tentonte dhe do kalohej Bushati.
Në Mamurras ka tentuar të vrasë Fatos Nanon, ka qenë i shoqëruar me grup të madh njerëzish. Flasim për ‘97.
Bashkim Fino i vrarë ka qenë plan i mirëfilltë. Të dalin çunat e Bushatit dhe të pranojnë urdhrat e Berishës me djeg Laçin, kanë vdekur njerëz në ‘91.
Janë gjithë këto krime që rëndojnë mbi Berishën”, tha Paro Laçi.
#Berisha #urdhëroi #vrasjen #ishkryeministrit #Bashkim #Fino #dëshmia #ishgardistit #Nëse #të #futej #në #Shkodër #ekzekutohej
Java News