Izraeli sulmon kampin në Gaza, dhjetëra fëmijë të vrarë, trondisin dëshmitarët: Flakët përpinin…
Izraeli ka bombarduar një qendër për shpërndarjen e ndihmave humanitare në kampin e refugjatëve në Jabalia, në veri të Gazës. Raportohet për të paktën 10 persona të vrarë dhe mbi 30 të tjerë të plagosur, mes të cilëve fëmijë dhe gra. Kjo erdhi pasi ushtria izraelit sulmoi dhe një lokacion pranë spitalit të Deir al-Balah.
Shpërthimi bëri që tendat e mbushura me palestinezë të plagosur të përfshiheshin nga flakës dhe për pasojë 20 persona humbën jetën, mes tyre 15 fëmijë. Të afërmit e një vogëlushi që u vra përqafuar me nënën e tij, rrëfejnë pikëllimin e raketës që u mori gjithçka.
“Raketa ra mbi foshnjen. Ranë dëshmorë ai dhe mamaja e tij. Çfarë faji kishte ky fëmijë. Ishte vetëm 1 vjeç. Çfarë bëri ai? Mos vallë kishte armë? Fëmijëria e këtyre fëmijëve ka shkuar dëm, ëndrrat u janë shkatërruar. Ai lindi në shkollë dhe aty ra dëshmor. Të Zotit jemi dhe aty do të kthehemi. Ai nuk pa asgjë në këtë jetë. Duhet të luteshim për pak rroba, që ta vishnim atë. Nuk dimë çfarë të bëjmë me jetën tonë. Ku do t’i fshehim fëmijët?”, tha Umm Al-Zaanin, e afërme.
“Çfarë faji kanë fëmijët? Gaza ka marrë fund. Nuk ka mbetur më asgjë në Gaza. Ku janë arabët? Ku? Fëmijët po vdesin, gratë po vriten. Askush nuk kujdeset për ne”, tha Abu Al-Zaanin, i afërm.
Sulmet në Gaza erdhën pasi militantët e Hezbollahut në Liban vranë 4 ushtarë izraelit në një bazë ushtarake në jug të Haifës si dhe plagosën dhjetëra të tjerë. Ky ishte një nga bombardimet më vdekjeprurëse në dëm të shtetit hebre, në mbi 1 vit luftime. Libani njofton se mbi 50 persona janë vrarë në orët e fundit nga bombardimet izraelite, shkruan A2.
Kombet e Bashkuara dënojnë ashpër Izraelin për sulmet kundër misionit paqeruajtës të organizatës në Liban dhe theksohet se mund të jenë krime lufte. Pavarësisht se u raportua që presidenti amerikan, Joe Biden, t’i ketë dhënë një ultimatum shteti hebre për të ndaluar sulmet në Liban, administrata e tij po vazhdon ndihmat.
Madje CNN raporton se SHBA-të po dërgojnë një sistem të avancuar anti-raketor në Izrael dhe bashkë me të edhe ushtarë amerikanë.
#Izraeli #sulmon #kampin #në #Gaza #dhjetëra #fëmijë #të #vrarë #trondisin #dëshmitarët #Flakët #përpinin..
Java News