Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Nga data 14 e deri më 18 tetor, IHMK-ja bën të ditur se mbi Kosovë do të nbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 14 e deri 23 gradë Celsius.
Në njoftim tutje thuhet se gjatë mëngjeseve në disa vende (ultësira) mund të ketë edhe mjegull.
Parashikimi i Motit për pesë ditë (14-18 tetor 2024)
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius.Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, si pasojë e amplitudave të theksuara të temperaturave . Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.
E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.Në mëngjes parashihet që në shum vende, kryesishtë viseve të larta dhe atyre me afersi rreth lumenjëve , të ketë mjegull.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.
E enjte- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shum territore parashihet mjegull.Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17-gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike paraqiten të mira.
#Parashikimi #motit #për #pesë #ditët #ardhshme
gazetablic.com