Aktualitet

Dedaj: Bashkimi i opozitës, shpresa e vetme për t’a nxjerrë Kosovën nga dështimi dhe falimentimi!

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka folur në lidhje me deklaratën e Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, se partitë opozitare kanë dakordim që të mos formohet Qeveria me Lëvizjen Vetëvendosje.

Dedaj në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic” tha se bashkimi i opozitës është e vetmja shpresë për t’a nxjerrë Kosovën nga dështimi dhe falimentimi.

Ai tutje u shpreh se ‘gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Kosovës në periudhën e pasluftës është humbja e zgjedhjeve nga LVV-ja dhe bashkimi pas-zgjedhor i partive opozitare’

“Bashkimi i opozitës është e vetmje shpresë për t’a nxjerrur Kosoven nga dështimi dhe falimentimi.Më e mira qe mund t’i ndodhte Kosovës në këtë periudhen e pas luftës, do të ishte humbja e zgjedhjeve e Levizjes Vetëvednosje dhe bashkimi pas zgjedhor i partive opozitare në një koalicion euro-atlantik” tha Dedaj për “Gazeta Blic”

Dedaj potencon se vetëm bashkimi i partive opozitare mund t’a shpëtonte shtetin e Kosovës nga degradimi, falimentimi dhe dështimi.

Ai tha se vota për lidershipin aktual është votë për interesat serbe dhe ruse në Kosovë.

“Vetem bashkimi i partive opozitare në një koalicion qeverisës mund t’a shpëtonte shtetin e Kosovēs nga denigrimi, falimentimi dhe dështimi. Me 9 shkurt 2025, qytetarët e Kosovës duhët të votojnë për Kosoven, partitë opozitare, perspektiven euro-atlantike dhe partneritetin me SHBA, BE dhe NATO-n! Vota për lidershipin aktual është votë për interesat ruse dhe serbe në Kosovë” përfundoi Dedaj përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në



#Dedaj #Bashkimi #opozitës #shpresa #vetme #për #nxjerrë #Kosovën #nga #dështimi #dhe #falimentimi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button